28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paniku i i kriminelëve pas arrestimit të Llunes është shndërruar në hakmarrje të Serbisë, thotë Kurti

Kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti tha se arrestimi i kriminelit serb, Llune, ka bërë që kriminelët e tjerë në veri të kenë panik, çka sipas tij, ka rezultuar që Serbia të kidnapojë tre zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës, në shenjë hakmarrjeje, përcjell portali tv21.tv

“E kemi një kriminel serb si Llune, i cili ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore e të krimeve të krimit në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, ata nuk kanë mundur të imagjinojnë se dikush si Llune mund të arrestohet. Nuk kanë besuar se kjo do të ndodhë. Është paniku i madh i kriminelëve që është shndërruar në hakmarrje të Serbisë”, deklaroi Kurti para mediave.

Të fundit