01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Alpinisti Armend Ahmeti ngjitet në majën Kilimanxharo, ngrit flamurin e kryeqytetit

Alpinisti Armend Ahmeti ka ngjitur njërën nga majat më të larta në botë, Kilimanxharo, me një lartësi prej 5895 metrash.

Në këtë ekspeditë të vështirë, ai ka pasuar çdo hap me vendosmëri dhe guxim, duke sfiduar kufijtë e mundshëm.

Në momentin kur Armendi ka arritur në majën Kilimanxharo, ka ngritur flamurin e kryeqytetit – Prishtinës. Ky akt simbolizon një lidhje të ngushtë dhe mbështetjen e institucioneve ndaj sportistëve vendas.

Nga Komuna e Prishtinës janë shprehur të lumtur dhe krenar për këtë arritje të Armend Ahmetit.

“Alpinisti jonë na bëri krenar me ngritjen e flamurit të Kryeqytetit në majën Kilimanxharo, duke treguar kështu edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes për sportistët tanë për të arritur suksese në botë”, shkruhet në faqen e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Të fundit