28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ambasada britanike iu bashkua iniciativës së presidentit Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare”

Ambasada britanike në vend informoi se i bashkohet iniciativës së presidentit Stevo Pendarovski “Bëjmë punë vullnetare për një shoqëri solidare”.

Siç kumtoi ambasada britanike, mëngjesin e sotëm kanë dhuruar 450 pako me gjithsej 6.200 produkte ushqimore dhe produkte higjienike për t’i mbështetur qytetarët e kategorive më të rrezikuara që janë në rrezik social, të prekur nga kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

“Donacioni është bërë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është një nga organizatat partnere në këtë nismë humanitare. Dorëzimi i këtyre paketave tek qytetarët që janë ndër kategoritë më të rrezikuara sociale, do të bëhet në përputhje me protokollet për mbrojtje dhe parandalim, ndërsa bazuar në përvojën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ambasada britanike në Shkup.

Gjatë realizimit të dhurimit ambasada britanike i respektoi të gjitha protokollet për siguri të përshkruara dhe rekomanduara nga Qeveria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, përfshirë edhe distancën fizike, dezinfektimin, larjen e duarve dhe veshjen e pajisjeve mbrojtëse (maska dhe doreza).

Prej atje shtuan se Britania e Madhe mbetet një partner i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vazhdon ta ndërtojë dhe forcojë miqësinë shumëvjeçare. ls/shk/

Të fundit