25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kina refuzon hetim ndërkombëtar para se të përfundojë pandemia e Kovid-19

Kina nuk pranon hetim ndërkombëtar për prejardhjen e koronavirusit të ri derisa pandemia dhe akuzat amerikane ndaj Pekinit vazhdojnë të përhapen, deklaroi sot ambasadori kinez pranë KB-së në Gjenevë, Çen Su.

“Prioriteti i parë është koncentrimi i luftës kundër pandemisë deri në fitoren përfundimtare … Ne nuk kemi kohë për të humbur kur është në pyetje shpëtimi i jetëve”, theksoi ambasadori Çen Su përmes video konferencës për shtyp.

I pyetur për thirrjen të cilën e pret OBSH-ja në mënyrë që të mund të dërgojë ekspertë të vetë në Vuhan, ku filloi pandemia në dhjetor të vitit të kaluar, Çen vlerësoi se konteksti diplomatik nuk e lejon atë.

Ai i dënoi deklaratat e përfaqësuesve të lartë amerikanë, sipas të cilëve virusi është përhapur nga Instituti për virologji në Vuhan.

Çen i akuzoi presidentin amerikan Donald Tramp dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, të cilët pohojnë se kanë dëshmi se koronavirusi i ri është “lëshuar” nga laboratori në Vuhan, diuke sqaruar se ata e vështirësojnë luftën kundër pandemisë me atë që e rikahëzojnë vëmendjen nga përgjegjësia e vet për përhapjen e virusit në SHBA.

“Nëse Tramp dhe Pompeo kanë dëshmi, atëherë le t’ia tregojnë tërë botës, në vend se të bëjnë me gisht … Shkencëtarët mund të përgjigjen në ato pyetje”, theksoi Çen në konferencën për shtyp. ab/

Të fundit