14/06/2024
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ambasada e Britanisë Shkup, ka iniciuar nismën “Mbill një dru për jubileun”

Ambasada e Britanisë Shkup, ka iniciuar nismën “Mbill një dru për jubileun” në fillim
të këtij viti për të shënuar kremtimin e 70-vjetorit -Jubile platinit të Madhërisë së Saj
Mbretëreshës Elizabeth II. Të gjithë, nga individë e deri në fshatra, qytete, shkolla
dhe korporata u inkurajuan të luajnë rolin e tyre për të përmirësuar mjedisin duke
mbjellë pemë ndërsa Ambasada Britanike në Shkup ngriti një nismë për mbjelljen e
drurëve në Maqedoninë e Veriut. Kemi mbjellë mbi 70 drurë në kopshtin e
Presidencës, shkolla, çerdhe dhe bashkësi.
Ambasada Britanike në Shkup së bashku me ndërmarrjen Pyjet Kombëtare dhe
bashkësinë afariste do të ndihmojnë në mbjelljen e 13.000 drurëve për të ripyllëzuar
5 hektarë tokë me lloje drurësh të përzgjedhur me kujdes, të vendit dhe rajonit.
Bizneset lokale që kanë mbështetur këtë nismë kanë dhuruar mbi gjysmë milion
denarë për ripyllëzimin.
Ambasadori Matthew Lawson tha: “Bizneset kanë rol kyç të adresojnë sfidat për
ndryshimet klimatike. Jam shumë i kënaqur që ju bashkohem përfaqësuesve të
Agjencisë Pyjore si dhe sektorit afarist nga Maqedonia e Veriut në Veles, për të
mbështetur ripyllëzimin në zonat e Maqedonisë së Veriut ku ata janë më të
nevojshëm. Pyjet janë një pjesë thelbësore e mbajtjes gjallë të 1.5 gradëve dhe
përshtatjen me ndikimet klimatike. Dëshiroj të falënderoj Alkaloid, Kuehne Nagel,
Sparkasse Bank, NLB Bank, Universal Group, British Children Academy,
Quehenberger dhe Deni International për mbështetjen e tyre për nismën dhe për
kontributin e tyre. “

Të fundit