03/02/2023
1.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpërndarja e teksteve shkollore, ma hapat e breshkës

Shpërndarja e teksteve shkollore për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë në arsimin fillor si pjesë e konceptit të ri mësimor po zhvillohet me një ritëm shumë të ngadaltë. Ministria e Arsimit paralajmëroi se deri në fund të muajit nëntor do të përfundojë shpërndarja e 70% e librave mirëpo në shkolla të caktuara numri i mbërritur i tyre është simbolik. Në shkollën fillore “Petar Zdravkovski Penko” të komunës së Butelit, kanë mbërritur vetëm 50 libra për paralelen në gjuhën maqedonase dhe atë turke.

“Ka filluar ministria te shkolla jonë ti shpërndaj edhe atë me një numër shumë të vogël, diku 50 libra vetëm në gjuhën maqedone dhe turke. Mësimdhënësit veç se kanë përfunduar me materialin që është dorëzuar për tre mujorin e parë por fatmirësisht mësimdhënësit I kemi shumë me entuziazëm, me elan, më vullnet të punës dhe kanë shfrytëzuar maksimumin e tyre për ta kompenzuar atë që është humbur nga plan programi mësimor”, tha Hana Osmani, bibliotekiste.

Mësuesja Hatixhe Topalli tha se të gjithë kolegët të cilët tashmë kanë përfunduar materialin e tre mujorit të parë kanë mundësi dhe strategji të ndryshme për të punuar ndërsa janë në pritje të librave të reja. Topalli, gjithashtu kujton se librat e reja përfshijnë edhe materialin e tre mujorit të parë tashmë të realizuar.

“Libri është vetëm një mjet ndihmës, normal që nxënësi duhet ta ketë librin mirëpo për mësuesin unë mendoj që nuk duhet të haset aq shumë vështirësi për arsye se nëpërmjet fletave të ndryshme të punës, sidomos cikli I ulët mund t’ja dalim, kemi aktivitete të ndryshme duke u filluar nga të gjitha lëndët. Ne të gjithë e dimë se gjysmë libri nuk mund të del, asnjëherë nuk kemi pas të botuar gjysmë libri edhe normal që nuk do të ketë. Libri do të botohet prej materialit që është paraparë, prej faqes së parë deri në faqen e fundit.. Për të gjitha lëndët librat do të botohen prej faqes së parë deri në faqen e fundit, si është paraparë programi, si e kanë paraparë autorët e librit”, shtpi Hatixhe Topalli, mësuese.

Sipas ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, menjëherë pas botimit dhe dorëzimit të teksteve shkollore për arsimin fillor, vazhdon botimi i disa teksteve të reja për arsimin e mesëm profesional./Alsat.mk  Gazetar: Melihate Rustemi

Të fundit