23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analizë “Pozicioni i të rinjve në vitin 2023 – Cila është perspektiva e të rinjve për vitin 2024”

Lidhja e rinisë sot do të prezantojë analizën vjetore me titull “Pozicioni i të rinjve në vitin 2023 – Cila është perspektiva e të rinjve për vitin 2024”.

Analiza vjetore, siç theksojnë nga Lidhja e rinisë, është përpunuar në kuadër të tre hulumtimeve të veçanta të kryera gjatë vitit 2023, ndërsa në realizim ishin të përfshirë më shumë se 4500 të rinj në nivel lokal, nacional dhe rajonal. Fokusi ëshë në temat që të rinjtë kanë vendosur se janë me prioritare, siç janë: pjesëmarrja ekonomike, sociale dhe politike e të rinjve, përfshirja e tyre në krijimin e politikave rinore dhe vendimmarrje, mendimet e të rinjve në aspektin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe punësimi i të rinjve, informimi i të rinjve dhe anëtarësimi në BE.

Në kuadër të kësaj analize, Lidhja e rinisë i referohet rregullisht numrit të përfaqësuesve politikë në vend që janë nën moshën 29 vjeç, ku përfshihet numri i ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, kryetarëve të komunave, si dhe numri i këshillave rinore lokale, përkatësisht sa nga komunat e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor që rrjedh nga Ligji për Rininë.

Të fundit