03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferenca “Siguria socio-ekonomike – kusht për gazetari profesioniste”

 Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë sot organizon konferencë të quajtur “Siguria socio-ekonomike – kusht për gazetari profesioniste”.

“Sa gazetarë ka në Maqedoni, ku janë angazhuar, sa prej tyre janë të punësuar rregullisht, e sa janë honorarë dhe nëse ata i kënaqin të drejtat e garantuara, të parapara me Ligjin për marrëdhënie pune? Nëse ndjehen të lirë të anëtarësohen dhe veprojnë në organizatat e tyre sindikale dhe sa aktivizmi në këto organizata dhe para së gjithash në SPGM mund të ndikojë ndaj përmirësimit të kushteve, sigurisë dhe profesionalizmit gjatë punës? Sa pagat e punonjësve mediatikë përputhen me angazhimin dhe nëse ato mund të përmirësohen, nëse lufta kundër korruposionit duhet të fillojë nga rregullimi i marrëdhënieve në gazetari? Nëse dhe sa gjendja socio-ekonomike e gazezarëve dhe punonjësve mediatikë ndikon ndaj integritetit të tyre profesional?, janë një pjesë e çështjeve për të cilat do të debatohet në konferencë.

Nga SPGM thonë se konferenca është pjesë e tentimeve që të arrihet deri te njohuritë e duhura për këto çështje përmes hulumtumeve dhe punës në terren, por edhe përmes këmbimit të përvojave, ideve dhe propozimeve për veprim të përbashkët, me qëllim që në mënyrë adekuate të adresohen problemet dhe të përmirësohen gjendjet në media dhe gazetari.

Konferenca mbahet në kuadër të projektit “Të drejtat punëtore për gazetari të pavarur”, i realizuar nga Sindikata e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, në partneritet me Institutin RESIS, ndërsa i përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Të fundit