03/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anesteziologu që publikoi në “TikTok” nga Tetova pranon akuzat dhe pendohet për atë që ka bërë

Në Gjykatën Themelore Penale në Tetovë u mbajt gjykimi ndaj anesteziologut Valton Dervishi. I njëjti akuzohet për punë të pandërgjegjshme dhe xhirim të paautorizuar.

Në seancën e sotme gjyqësore janë edhe dëshmitarët, respektivisht mjekët dhe personeli mjekësor që kanë qenë prezent kur nga reparti i Gjinekologjisë mjeku anesteziolog transmetoi në rrjetin social “Tik Tok” pamje të drejtpërdrejta nga gratë në spital.

Rasti po udhëhiqet nga gjykatësi Nazif Iljazi, i cili njoftoi se Dervishi nuk ka qenë asnjëherë më parë i gjykuar. Ndërkaq, anesteziologu Dervishi tha se e di se për çfarë akuzohet, e pranon akuzën dhe se është penduar për atë që ka bërë. Pas kësaj Gjykata solli vendim që të vazhdohet me fazën përfundimtare .

Të fundit