24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Antikorrupsioni, javën tjetër vendos për “nipat” e Ahmetit

Komisioni për parandalimin e korrupsionit në mbledhjen e ardhshme do të vendos nëse do të hapë lëndë për djalin dhe dy nipërit e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, Shkumbinin, Drinin dhe Besianin në lidhje me pasurimin e tyre dhe aktivitetet e bizneseve.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do ti shqyrtojnë të gjitha rrethanat për veprimin e saj sipas kompetencave”, thonë nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Nga VMRO-DPMNE thonë se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet t’i tregoj të rinjve në Maqedoni se si mund të blejnë qendra tregtare pa investuar asnjë qindarkë. Hristijan Mickoski tha se kreu i BDI-së Ali Ahmeti në fund të karrierës politike do të mbahen mend për krimin dhe korrupsionin që e bëjnë në bazë ditore përmes familjarëve të tyre.

“E dini se kush është aktual kohën e fundit për shitblerjen e asaj ndërtese në Qendër të Shkupit. Bëhet fjalë drejtpërdrejtë për familjen e Ahmeti. Ai njeri i cili për vete prezantohej si luftëtar i të drejtave të njeriut para 20 viteve, duket se i udhëhequr nga disa njerëz rreth tij do të përfundojë si njeri i cili do të jetë thellë i futur në krim, por për fat të keq e fut dhe familjen e tij, kjo nuk është mirë”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dje tha se akuzat e opozitës janë të pavërteta. Ai kërkon që institucionet përkatëse të bëjnë hetimet e nevojshme, por shton se nuk mund t’i ndalojë familjarët të merren me biznes.

“Gjithçka çka është ligjore le të respektohet, gjithçka çka është joligjore le të dënohet. Mirëpo unë nuk mund tua ndaloj të afërmve që ato të mos kenë angazhime në fushat e tyre të biznesit. Por le të dalin me argumente që është keqpërdorur ndonjë institucion apo ndonjë kompani nga unë në emër të funksionit që ushtroj si kryetar partia ose si deputet, kjo është çështje tjetër që mund ta diskutojmë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Nipi i Ali Ahmetit, Drini njoftoi se në Qendrën Tregtare “Soravia” ka hyrë pa investuar asnjë denarë, ndërsa opozita e akuzon se kompania e tij ka marrë tender për minerale Gëlqerore. Për nipin tjetër të Ahmetit, Besianin, opozita thotë se larguar nga kompania të cilën tani e udhëheq Drini dhe është punësuar si bashkëpunëtor i ri për monitorimin dhe ndjekjen e kontratave të koncesioneve me minerale në Ministrinë e Ekonomisë, nga ku opozita dyshon se ka ndikuar që të marrë tenderë kompania e vëllait të tij. Ndërsa djali i Ali Ahmetit, Shkumbini, sipas VMRO-së dyshohet se bashkë me kushërinjtë e tij, Drinin dhe Besianin po përgatiten për atë hapur hidrocentral solar për prodhimin e energjisë elektrike. /Alsat.mk

Të fundit