18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Antikorrupsioni mbledh informacione për vaksinat kineze

Ndaj procesit të vaksinava kineze, hapa kanë ndërmarrë edhe Komisioni Shtetëror për Prandalim të Korrupsionit.

Kryetarja e tij, Biljana Ivanovska deklaroi se tashmë janë duke mbledhur informacione që më pas të hapet edhe rast ndaj të njëjtave.

“Në kolegjiumin e djeshëm u morëm vesh që para se zyrtarisht të hapin rast, të mbledhim informacione të mjaftueshme që lidhen rreth publikimeve në media se kanë ndodhur gjëra të tilla. Gjegjësisht, do të shohim a ka elemente të mjaftueshme që të hapim rast nga kompetenca jonë”, tha Ivanovska në “Utrinski Brifing”, transmeton TV21.

Ndërkaq dje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se gjoja është marrë provizion gjatë procesit të blerjes së vaksinave kineze. E vetmja arsye, sipas tij, që është shtyrë blerja ka qenë kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Të fundit