27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Antikorrupsioni: Me donacionet për BDI-në është shkelur ligji, lënda do të dorëzohet në ESHR dhe në Ministrinë e Drejtësisë

Propozimin që e ka hapur me iniciativë të vet – për shkelje të ligjit për financimin e partive politike, Antikorrupsioni është duke e mbyllur dhe do t’ia përcjell Entit Shtetëror për Revizioni (ESHR) dhe Ministrisë së Drejtësisë si kompetentë për mbikëqyrje dhe monitorim të financimit të partive politike.

Shemshi Salai, anëtar i KSHPK-së, në seancën e sotme të 92-të të Komisionit tha se bëhet fjalë për një donacion për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), i cili ishte më i madh sesa e lejon ligji, ndërsa lënda, tha ai.

Në bazë të raporteve të marra nga ESHR-ja është konstatuar shkelje e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike, sepse një person fizik ka dhuruar më shumë se sa është e lejuar me ligj.

Sipas ligjit, shumat e donacioneve janë të rregulluara dhe partitë nuk mund të marrin më shumë se 60 paga mesatare neto nga personat juridikë dhe më shumë se 30 paga mesatare në vend nga personat fizikë.

Komisioni nga BDI-ja i ka marrë dokumentet e kërkuara dhe konfirmimin se ndërkohë edhe vetë e kanë konstatuar shumën e tejkaluar dhe kanë marrë vendim mjetet që të kthehen mjetet.

“Po ashtu kanë konstatuar se kanë marrë një shumë më të madhe edhe nga dy persona juridikë dhe kanë vendosur t’i kthejnë në korrik të vitit 2023, tha Sallai.

Megjithatë, shkelja e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike është bërë për shkak se paratë nuk janë kthyer menjëherë ose jo më vonë se 15 ditë pas dhurimit të tyre. Për këtë shkak KSHPK-ja për këtë lëndë do të informojë ESHR-në dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Të fundit