Raftet e marketeve janë gjithnjë e më të mbushura me pemë dhe perime të importuara, ndërsa prodhuesit vendorë përballen me sfida të shumta për të mbetur konkurrues. Edhe pse Maqedonia e Veriut ka kushte të favorshme për prodhim bujqësor dhe një traditë të gjatë në këtë sektor, importi vazhdon të zërë një pjesë të konsiderueshme të tregut. Ekspertët vlerësojnë se me më shumë mbështetje institucionale dhe subvencione, prodhimi vendas mund të forcohet, duke ofruar produkte më cilësore, më të sigurta dhe me çmime më konkurruese për konsumatorët.
Importi i pemëve dhe perimeve nga jashtë, nuk është aq i sigurtë sa mendojmë. Kështu së paku thotë Inxhinieri i prodhimtarisë bimore Xhafer Iseni, i cili thotë se prodhimtaria vendase është shumë më kualitative dhe e sigurtë për konsum. Megjithatë, Iseni thotë se çmimet e produkteve që vijnë në nga jashtë janë shumë më të lira se produketet vendase dhe e gjitha kjo ndodhë se mungojnë subvencionet nga ana e shtetit.
Iseni thotë se duhet të shtohen takimet dhe konsultat mes agronomëve, bujqëve dhe përfaqësuesve shtetërorë me qëllim që të rritet edhe subvencionimi, çka do të sillte në uljen e çmimeve dhe rritjen e standardit të sigurisë të ushqimeve që i konsumon popullata.
Iseni gjithashtu thotë se shumë pak të rinj marrin drejtimin e agronomisë dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së promovimit dhe përkushtimit nga ana e instituconeve shtetërore.
Megjithëse Maqedonia e Veriut njihet si vend me traditë në prodhimin e pemëve dhe perimeve, importi i këtyre produkteve vazhdon të mbetet i lartë. Ekspertët vlerësojnë se me mbështetje më të madhe institucionale dhe subvencione për bujqit, prodhimi vendor do të mund të ishte më konkurrues, duke ulur varësinë nga importi dhe duke rritur sigurinë ushqimore për konsumatorët.







