Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot mes tjerash nga seanca e shtabit të krizës ka bërë apel deri tek Qeveria e Maqedonisë që të bëjë plane për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme që të parandalohet mbyllja e tyre.
“Pasojat e pandemisë në ekonominë e qytetit janë të mëdha. Këtë situatë e përshkruajnë të gjithë parametrat dhe statistikat. Komuna e Tetovës është e përbërë nga biznese të vogla dhe të mesme kurse bizneset e mëdha edhe pse nuk janë të shumta në numër, po përballen me mungesë të kërkeses nga tregu. Shpresoj se një ndër prioritetet e qeverisë së re do të jetë që të ballafaqohet me pasojat e kësaj krize. Për këtë kërkoj që të menaxhohen masa afatshkurta dhe afatgjate që të pengojmë mbylljen e bizneseve” thotë Arifi.
Sipas Arifit, Qeveria duhet të flas me bizneset dhe saktësisht të ndikojë në parandalimin e mbylljes dhe në pengimin e humbjes së vendeve të punës. /Telegrafi/