Sot në Tetovë numri i të infektuarve është 6 raste të reja, ndrësa numri i të shëruarve është 11 persona.
Deri më sot në Tetovë dhe komunat përreth , numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 998. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 649 persona kurse 71 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 278.
Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostiguarve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:
-Komuna e Tetovës 601
-Komuna e Bogovinës 94
-Komuna e Tearcës 91
-Komuna e Bërvenicës 55
-Komuna e Jegunovcës 57
-dhe Komuna е Zhelinës 68 .
Në qendrën Klinike në Tetovë, për momentin shërohen 13 pacient që janë me pasqyrë klinike të mesme me COVID-19.
Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë shqiptuar gjithsej 17 dënime për mosmbajtje të maskave.
Shpresojmë që do ta mbajmë këtë trend të zvoglimit të numrit të të infektuarve dhe në të njejtën kohë i falenderojmë qytetarët që vazhdojnë në mbajtjen e maskave dhe në mbajtjen e distancës fizike prej 2m.
Apelojmë deri te qytetarët që organizojnë ahengje mbledhje familjare si darsma dhe të tjera, ti respektojnë protokolet shtetërore për mbrojtje nga covid19 duke mos tejkaluar numrin prej 50 perosnave si dhe të mbajnë distancën e duhur si dhe higjienën personale.
Apeli ynë që çdo ditë e japim deri te qytetarët shpresojmë qe do respektohet dhe të merret seriozisht sepse përsëri në fund gjithçka varet nga vetë ne.
Sa më shumë që do jemi të kujdesshëm, aq më shpejt do ta kalojmë këtë pandemi, e cila që për fat të keq do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit si dhe në atë botërore.
Mbajtja e maskave, respektimi i distancës fizike si dhe mbajtja e higjenës personale janë parakushti i vetëm për ta tejkaluar sa më shpejtë dhe me më pak pasoja këtë pandemi.