22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari, ja për çka akuzohen

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se pak pas mesnate kanë privuar nga liria 13 persona nga fshati Çegran dhe një nga Gostivari, të cilët akuzohen se gjatë një shëtitje në afërsi të fshatit kanë gjuajtur me armë zjarri.

“Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegranë të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari. Rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga një plumb endacak është lënduar 52-vjeçarja R.F. nga Çegrani, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë në fshat. Ajo është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Të fundit