25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet 34 vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 34 vjeçarin M.I. nga fshati Orashë e Epërme i cili menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit prej 1 vit e katër muaj.

“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 34-vjeçarin M.I. nga Orashja e Epërme e Tetovës, për të cilin është lëshuar urdhër për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e katër muaj, për veprën penale “vjedhje e rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. Pas arrestimit M.I. është dërguar në burgun “Idrizovë” në Shkup”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Të fundit