Të tjera lajme

Arrestohet një person nga Tearca, dyshohet se shkaktoi zjarr

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në një arë përgjatë rrugës rajonale Tetovë–Jazhincë, në atarin e fshatit Tearcë.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 25.06.2026, rreth orës 12:00, në Departamentin Policor të Tearcës. Si pasojë e zjarrit është djegur bar i thatë, ndërsa flakët janë lokalizuar dhe shuar plotësisht nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.

Policia ka ndaluar një person nga Tearca, i cili dyshohet se është përgjegjës për shkaktimin e zjarrit, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit