Arsenali në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Championsit shënoi fitore 1-0 kundër Atletiko Madrid, duke u kualifikuar në finalen e madhe të UEFA Liga e kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Pas plot dy dekadash pritjeje dhe zhgënjimit të hidhur sezonin e kaluar me eliminimin në gjysmëfinale, Arsenali më në fund e theu “akullin”.
Fitorja me rezultat të përgjithshëm 2:1 ndaj Atletico Madridit nuk ishte thjesht produkt i një goli, por dëshmi e pjekurisë së një projekti që tani ndodhet në prag të historisë.
Me këtë sukses, “topçinjtë” mbeten në garë për një “dopietë” të jashtëzakonshme, duke qenë se kryesojnë edhe në Premier Ligë.
Vendimi më i guximshëm i trajnerit Mikel Arteta ishte aktivizimi i 19-vjeçarit Myles Lewis-Skelly në formacionin titullar për një ndeshje kaq të rëndësishme.
Edhe pse më parë kishte vetëm një paraqitje si titullar me ekipin e parë, i riu tregoi qetësi dhe pjekuri mbresëlënëse në fushë.
Arsenali tani ndodhet përballë një jave që mund të jetë më e madhja në historinë e klubit:
E diel, 24 maj: Mundësi për të festuar titullin e Premier Ligës në transfertë ndaj Crystal Palace.
E shtunë, 30 maj: Finalja e Ligës së Kampionëve në “Puskás Arena” në Budapest, kundër Bayern Munich ose PSG.
Skuadra e Mikel Artetas, e cila mbetet e pamposhtur në këtë edicion të Ligës së Kampionëve , do të udhëtojë drejt Budapestit më 30 maj për t’u përballur në finale me fituesin e çiftit Bayern Munih-PSG.







