Të tjera lajme

LIGA E TRETË PERËNDIM: NESËR ZHVILLOJET JAVA E 14-të E KAMPIONATIT

Java e  14-të  e kampionatit në Ligën e tretë Perëndim zhvillohet nesër me fillim në ora 14:30, ndërsa derbi luhet në Bërvenicë mes Vardarit  dhe Vëllazërimit të Kërçovës.

 Kampionati në Ligën e tretë në grupin Perëndim vazhdon edhe nesër  me ndeshjet e xhiros  së 14-të, ku  në program  janë disa  përballje duele  interesante.

 Lideri në  renditjen e tabelës  klubi i futbollit Kamjani është nikoqire e ekipit Luboteni të Tetovës që aktualisht  me  vetëm 6 pikë mban pozitën e parafundit  në tabelë.

 Për vendasit  pos  fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi  e llojit të vet.

 Një ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet në stadiumin e Bërvenicës mes Vardarit vendas dhe Vëllazërimit të Kërçovës. Dy  ekipet janë pretendente për kreun e tabelës.

 Poashtu  kjo  javë sjell edhe përballjen e dy ish skuadrave të ligës së parë Renova –Drita e Bogovinës .

 Në javën e  14-të takohen: Reçica – Skënderbeu, Renova – Drita, Xhepçishti – Dobroshti, Kamjani – Luboteni dhe Vardari – Vëllazërimi.

 Të  gjitha ndeshjet  fillojnë në ora  14:30.

Të fundit