08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Asgjë e dyshimtë nuk u gjet në valixhen që u la në oborrin e Komunës së Mitrovicës

Një valixhe me rroba e cila ishte lënë tek objekti i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka alarmuar Policinë mëngjesin e së premtes.

Zyrtarë policorë e kanë rrethuar objektin pas dyshimeve se në këtë valixhe mund të kishte ndonjë mjet shpërthyes.

Por pas kontrolleve të kryera është parë që në valixhe nuk kishte ndonjë gjë të dyshimtë.

“Pas informatës së pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se në valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti. Dikush e ka harru aty”, tha ai.

Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Të fundit