22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)ASH: Komisioni kadrovik i partisë ka propozuar shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti

Kërkohet shkarkimi i ministrave Aliu dhe Mexhiti
Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi
organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i
propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe
Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë. Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë
së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien
në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve
të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-
DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj.Kryeministri Talat Xhaferi gjatë ka
deklaruar se po ndjek zhvillimet në ASH, duke potencuar se do të veprojë konform
kompetencave të tij.Sipas Kryeministrit Xhaferi, ministrat e ASH-së, duhet që
sipas linjës institucionale zyrtarisht të prononcohen në situatën kur ekzistojnë
qëndrime të kundërta dhe nëse ndjejnë se I përkasin kësaj përbërjeje qeveritare ose
jo.Ndryshe, ASH-ja në Qeverinë teknike ka tre Ministra. Ministrin e Shëndetësisë,
Fatmir Mexhitin, të Drejtësisë – Krenar Llogën dhe Ministrin e Shoqërisë
Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.Pas zhvillimeve të fundit në ASH,
Mexhiti dhe Aliu mbështetën Kryetarin e partisë, Arben Taravarin, kurse Krenar
Lloga Kryetarin e Kuvendit të ASH-së, Ziadin Selë. TV KOHA

Të fundit