04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ashensorët, vatra potenciale të Kovid-19, paralajmërojnë ekspertët, të instalohen të ashtuquajturat sisteme UV për pastrim të ajrit

Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë se ambientet e mbyllura duhet të ajrosen çdo ditë, por mbetet e hapur çështja se si ta bëjmë këtë në ashensorë. Edhe përkundër asaj që në ta është instaluar ventilim adekuat, me vetë faktin se mijëra njerëz duhet ta përdorin ashensorin për të arritur në shtëpi apo vend të punës, ekziston mundësi e madhe që vetë ashensorët të jenë vatra të koronavirusit.

“Kompania gjermane MIKRODEL, e themeluar nga maqedonasi Dimçe Popovski, duke u përballur me koronavirusin, e thirri ekipin e tij të ekspertëve për të krijuar koncept inovativ dhe revolucionar për ashensorë të pastër he të sigurt. Germicidali UV është sistem i konceptuar me teknologji të sofistikuar, në mënyrë efektive eliminon 99 për qind të bakterieve dhe viruseve në ajrin në ashensorë, me çka e bën plotësisht të pastër dhe të sigurt. Ai është krijuar t’i bllokojë shkaktarët e sëmundjeve ngjitëse të cilët janë në ajër, në parimin e sterilizimit total, dhe është filtrues i ajrit të ndotur”, sqarojnë nga kompania.

Ekspertët, gjithashtu këshillojnë se nuk mjafton vetëm dezinfektimi i ashensorëve në mënyrë klasike njëherë në ditë, nevojiten zgjidhje inteligjente të cilat do të jenë aktive pa ndërprerë. Sipas tyre, mu ashensorët në ambiente të punës, spitale, etj., që janë më frekuentues se ata në shtëpi, janë burim i vazhdueshëm i infektimit edhe para paraqitjes së Kovid-19.

Në shtet, këtë sistem të sofistikuar për mbrojtje nga koronavirusi tashmë po e implementon kompania për ashensorë “Daka”.

Në vendin tonë, numrat e të infektuarve me koronavirus janë të lartë, kështu që qytetarët duhet të jenë të mbrojtur edhe derisa janë në ashensorë, duke i respektuar masat e sigurisë nga organet kompetente. ab/

Të fundit