Mbrëmë koalicioni ASH-AAA zhvilloi tubim në shehsin e Tetovës ku prezantoi kandidatët për deputet.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se ata si koalicon nuk e duan fitoren kundër asnjë shqiptari por e duan për ti bërë fitimtarë dhe me dinjitet çdo shqiptarë.
“Ne jemi këtu sonte për t’ju drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe jemi nisur nga vendi që ka kuptim për gjithëçka, edhe mundi edhe aktiviteti, nga Tetova krenare, këtu në rrëzë të Sharrit plak, i cili pret jetë dhe vitalitet, në rrëzën e Sharrit të cilit i mungon rinia dhe sijatorët sepse është degraduar gjithçka, ndërsa ne në program premtojmë se do ta revitalizojmë dhe jo të menaxhohet nga dikush, nga atje, nga Shkupi, por ajo është pasuri e dhënë nga zoti në dorë të Tetovës dhe tetovarëve dhe do ta gëzojë Tetova dhe tetovarët dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Ne zotohemi se do ti japim fund asaj që besuam para ca vitesh. Besuan Shqiptarët se duhet rëzuar një regjim, edhe unë bashkë me shqiptarët e rrëzuam regjimin. Paguam edhe çmim që rrëzuam këtë regjim. Gjysma e regjimit ngeli brenda. Ca shqiptarë që besuan atëherë se përmes votës tek LSDM-ja do të rrëzohet edhe BDi-ja, sot janë dëshmitarë se nuk është ashtu.
Vota vetëm për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën dhe për koalicionin Tash Është Koha e çon në opozitë BDi-në, dhe ne jemi zotuar që do tëkthejmë shtetin e së drejtës, do ta ndërtojmë atë me shumë mund dhe sakrificë”, deklaroi Sela.
Në vazhdim kreu i ASH deklaroi se ata janë marrë vesh që të bëjmë fushatë dinjitoze duke mos u marrë shumë me oponentët politikë dhe këtë e bëmë.
“Por më lejoni t’i ngejmë duar lart të gjithë me një pesëshe dhe e dini cilin ta përshëndesim… Aliun në opozitë pas 15 korrikut. Kudo që ti shihni mos e harroni Ali pas 15 korrikut do të jesh në opozitë. Mos harroni edhe dicka tjeter shqiptarët do të jenë të lirë pas 15 korrikut”, tha Ziadin Sela. /tetova1/