06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ASHMAA: Mediat t’u përmbahen Udhëzimeve për raportim dhe obligimeve ligjore

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) e përshëndet angazhimin e mediave për informim në kohë të qytetarëve për gjendjen e koronavirusit dhe masat e marra nga autoritetet për t’u mbrojtur dhe për ta parandaluar përhapjen e KOVID-19.

Siç theksohet në kumtesën e ASHMAA-së, duke e pasur parasysh rolin e mediave në raste urgjente të deklaruara për shkak të koronavirusit, Agjencia është e vetëdijshme për devijimet e mundshme nga koncepti programor për të cilën kanë leje dhe për pamundësinë për t’u respektuar në mënyrë të vazhdueshme disa dispozita të Ligjit për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Sidoqoftë, radiodifuzerët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mos përdorur pandeminë si një justifikim për të mosrespektuar ligjin, theksojnë nga ASHMAA.

“Në kontekst të kryerjes së detyrave profesionale dhe të sigurt, Agjencia rekomandon që mediat t’u përmbahen Udhëzimeve të sigurisë dhe raportimit profesional për koronavirusin (Kovid-19) të Shoqatës së Gazetarëve dhe të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë, ku ka udhëzime praktike edhe për punën profesionale edhe për sigurimin e mbrojtjes së punonjësve mediatik”, theksohet në kumtesë. ls/

Të fundit