28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Menaxhimi i pandemisë, mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Më në fund, optimizëm në horizont

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku i njohur Erion Dasho shkruan se po shtahen lajmet e mira për menaxhimin e pandemisë në teksa tregon se 3-4 ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz.

Sipas tij, investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta teksa shton se agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme.

Ja çka shkruan: Shtohen lajmet pozitive nga menaxhimi i epidemisë. Tre-katër ekipe prestigjioze në Europë, USA dhe Kinë kanë nisur provat e vaksinës në njerëz. Investimi i Komisionit Europian për kompaninë gjermane CureVac prej 80 milionë Euro garanton fonde të mjaftueshme për të ecur me ritme super të shpejta. Agjencia rregullator e Kinës miratoi medikamentin e parë në gjendje të trajtojë virusin dhe të ngadalësojë përhapjen e tij të mëtejshme. E gjithë kjo në më pak se tre muaj nga fillimi i epidemisë. Me kaq shumë vende të prekura, tashmë po kuptohet qartë se cilët janë më të rrezikuarit – të moshuarit dhe personat e sëmurë. Këto kategori kanë nevojë për superkujdes që të mos preken nga virusi. Më në fund, optimizëm në horizont, që gjithsesi nuk duhet të bëjë askënd të injorojë masat parandaluese.INA

Të fundit