18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

ATO: S’e kemi blerë dhe s’e kemi përdorur sistemin “Predator”! Përgjimi i qytetarëve pa urdhër të gjykatës i takon të kaluarës

Nga Agjencia Tekniko Operative mohojnë çdo lidhje dhe çdo akuzë në lidhje me systemin e përgjimit “Predator”, përcjell TV21. Nga ky institucion thonë se as nuk e kanë blerë dhe as nuk e kanë përdorur të njëjtin softuer dhe shtojnë se janë të angazhuar për rikthimin e besimit te qytetarët pas përgjimeve të bëra vite më parë.

“Në këtë rast edhe njëherë e përsërisim dhe jemi të bindur se nga ATO nuk është blerë, nuk është përdorur e as që përdoret softueri i përmendur “Predator” dhe është keqdashës qëllimi për të bërë çfarëdo lidhje të ATO me ngjarjet në Republikën e Greqisë, e veçanërisht kur e njëjta tashmë është demantuar publikisht. Pas realizimit të reformave në pjesën e ndjekjes së komunikimeve dhe formimit të ATO si organ i pavarur shtetëror, misioni dhe qëllimi kryesor ATO është të kontribuojë në kthimin e besimit të humbur të publikut ndaj një segmenti institucional veçanërisht të ndjeshëm. Në këtë drejtim, ATO është duke punuar me përkushtim për vendosjen e një sistemi ligjor, të sigurt, efikas dhe të përgjegjshëm për ndjekjen e komunikimeve. Me mekanizmat e mbrojtjes të vendosura nga ATO, ndjekja e komunikimeve pa urdhër të gjykatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut është që i takon të kaluarës dhe ndjekja masive nuk është dhe nuk do të jetë e mundur”, thuhet mes tjerash në reagimin e ATO-së./tv21.tv

Të fundit