29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aziri: Ideja e kryeministrit shqiptar, simbol i manipulimit me votuesit shqiptar

Ka vazhduar dhe sot debati i ashpër mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës. Pjesë e këtij debati ishin edhe subjektet politike shqiptare. Elmi Aziri nbga ASH-ja në fjalimin e tij theksoi se ideja e kryeministrit shqiptar ishte një simbolik e manipulimit të BDI-së me votuesit shqiptare.

BDI në opozitë pse jo, kryeministër shqiptar pse jo dhe asnjëra dhe as tjetra, po gati 20 vite herë Artani e herë Bujari pastaj së bashku Bujari dhe Artani dhe prapë kryeministër Zorani, po Naseri, Naseri ishte simbolik e manipulimit, në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti për shkak të anëtarsimit të vendit në NATO, në vitin 2014 e larguat pozitën e krye-parlamentarit shqiptar nga prioritetet për shkak të luftës në Ukrain, dhe me logjikën e njëjtë besoj se edhe sot e keni larguar kandidatin për kryeministër shqiptar për shkak të krizës në BJellorusi”, deklaroi Elmi Aziri, ASH.

Kundërpërgjigjen nga BDI, duke përkujtuar opozitën se për rezultatet e BDi-së flet mbështetja e qytetarëve të cilën kjo parti e merr në kontinuitet nga votuesit e saj.

E kuptoj këtë qasje, por është e gabuar. Qasjen të cilën ju si parti politike dhe asnjëherë personalisht, po si parti politike e keni protezhuar pas konstatimit të humbjes në teren, dhe këtë e bëni për dy arsye, së pari: t’i shmangeni përgjegjësisë politike nga krerët e partive politike që jeni në koalicion para strukturave dhe anëtarësisë se vet, publikisht keni deklaruar se po ti humbim zgjedhjet ne do të deponojm dorëheqje. Ti shmangeni nën 1 përgjegjësisë dhe nën 2 duke kontestuar rezultatin zgjedhor ju keni dashur që ti legjitimoni veprimet e juaja që si humbës të bëheni pjesë e qeverisë duke u endur korridoreve tek partitë politike maqedonase”, tha Arbër Ademi nga BDI.

Të fundit