19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mediat e huaja për zgjedhjet në Mal të Zi: Goditje e rëndë për Gjukanoviqin

Në reagimet e para të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, Rojters vlerësoi se rezultati zgjedhor është goditje e rëndë për Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS), e cila është në pushtet tre dekada, si dhe për vetë Millo Gjukanoviqin, i cili qeveris me Malin e Zi që nga rënia e ish Jugosllavisë.

Bi-Bi-Si citon se PDS-ja qeveritare properëndimore, kryetar i së cilës është shefi i shtetit Gjukanoviq, rëndë se do të mund të formojë qeveri, përderisa Rojters dhe Asoshiejted Pres potencojnë se koalicioni opozitar prorus ka shpallur fitore.

Duke i cituar të dhënat preliminare nga Qendra për monitorim dhe hulumtim (CEMI), AP citon, edhe pse PDS fitoi pak më shumë vota, koalicioni opozitar “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka potencial më të madh të formojë koalicion qeveritar me pjesëmarrësit tjerë në zgjedhje.

Nëse Qeveria nuk formohet nga PDS – e cila, sipas Bi-Bi-Si, asnjëherë nuk ka humbur në zgjedhjet dhe e cila e shënoi rezultatin më të dobët deri tani në ditën e djeshme – ajo mund të sjellë deri te rasti i parë i transferit të pushtetit në Mal të Zi përmes zgjedhjeve.

Duke i cituar fjalët e Zdravko Krivokapiq – bartës i listës zgjedhore të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” – i cili, duke e shpallur fitoren zgjedhore, mbrëmë tha se “regjimi ka rënë”, Rojters potencon se qeveria proserbe mund ta afrojë Malin e Zi me Serbinë dhe Rusinë. Megjithatë, agjencia potencon se as në atë rast, nuk pritet Mali i Zi të tërhiqet nga NATO-ja ose nga kandidatura për inkuadrim në BE. sa/

Të fundit