20/06/2024
29.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bankat mbyllin bankomatët në Gjermani, qytetarët mbeten pa para

Banorët e Gjermanisë kërcënohen me mungesa të reja. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ushqime apo produkte të tjera, por për para, konkretisht para në dorë.

Në Gjermani, gjithnjë e më shumë bankomat janë nën sulmin e grabitësve. Është bërë e ditur se gjatë vitit 2022 në këtë vend, statistikisht, çdo ditë një bankomat ka qenë cak i sulmit të grabitësve. Sipas informacioneve nga departamenti i policisë, më shumë se 390 shpërthime kanë ndodhur në bankomatët në të gjithë Gjermaninë në vitin 2021.

Në varësi të bankomatit dhe për të vjedhur nga 50.000 deri në 100.000 euro, autorët kanë përdorur një lëndë plasëse të fortë. Dhe kjo është arsyeja pse bankat e para tani po i mbyllin dyert e tyre gjatë natës – në shumë vende Komerzbanka nuk u ofron më klientëve akses në  bankomat midis orës 23:00 dhe 6:00 të mëngjesit.

Banka Sparkasse ka mbyllur tashmë bankomatet e saj në zonën e Mynihut për shkak të një problemi të madh shpërthimi. Njerëzit që kanë nevojë urgjente për para, shpesh tërheqin para në pikat e karburantit ose supermarketet. Megjithatë, në mes të natës, ndoshta edhe ky opsion nuk do të jetë më i mundur.

Në këtë rast, ata do të duhet të përdorin bankomat të vendosura në rrugë më frekuentive ose në zinxhirë të tregjeve të mëdhaja . Ata zakonisht paguajnë një provizion mjaft të lartë. Bankat kanë vendosur gjithashtu të heqin mijëra bankomat në të gjithë Gjermaninë. Bundesbank ka shprehur shqetësimin se si njerëzit do të furnizohen me para të gatshme.

Mediat gjermane raportojnë se qeveria po kërcënon të miratojë një ligj për bankomatët, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë akses në para. Veçanërisht në zonat rurale, degët e Sparkasse dhe Volksbank po prezantojnë orarin e punës, që do të thotë se nuk mund të tërhiqni më para nga bankomatët midis orës 23:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Përgjegjësit nuk e shohin problem me uljen e orarit të punës sepse besojnë se gjithsesi do të tërhiqeshin cash gjatë natës.

Të fundit