Funksionarët që kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nuk do të mund të marrin apanazh. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot nenin 22 të Ligjit për pagat dhe kompensimin e personave të zgjedhur dhe të emëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë për “Telma e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska e cila theksoi se funksionarët e emëruar apo të zgjedhur në pozita udhëheqëse që kanë dhënë dorëheqje ose janë shkarkuar nuk do të marrin apanazh.
Ajo theksoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është marrë për faktin se ky nen nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe se dorëheqja e apo shkarkimi nga një funksion vjen për ndonjë lloj të përgjegjësisë në lidhje me besueshmërinë e kryerjes së funksionit.
Ajo shtoi se sipas Gjykatës Kushtetuese dorëheqja apo shkarkim dhe kompensimi në para (apanazh) janë dy gjëra që nuk përputhen dhe për këtë arsye është bërë shfuqizimi i këtij neni./Telegrafi/