Oda Ekonomike e Maqedonisë sot do të prezantojë aktivitete për thellimin e bashkëpunimit me sektorin shkencor-hulumtues për konkurrencë më të madhe në ndërtimtari.
Në këtë temë në konferencë për media në odën ekonomike do të flasin Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës së ndërtimtarisë, industrisë së materialeve ndërtimore dhe jometaleve pranë Odës, si dhe përfaqësues nga shoqëritë e konstruktorëve ndërtimorë, për rrugët dhe për gjeoteknikë dhe Shoqatës “Komiteti i Maqedonisë për diga të mëdha”. sn/