Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka caktuar bartësit e listave për deputetë. Siç mëson INA është dhënë dritë jeshile për bartësit në pesë njësi zgjedhore ku do të konkurrojë BDI.
Në njësinë e parë zgjedhore bartës është Izet Mexhiti, në njësinë e dytë bartës do të jetë Arbër Ademi, në njësinë e tretë është caktuar Bekim Neziri, në njësinë e pestë është caktuar Talat Xhaferi dhe në njësinë e gjashtë Ali Ahmeti, informon INA.
Me këtë është finalizuar edhe lista me bartësit për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit. Pas kësaj pritet përpilimi i plotë i listave me kandidatët e tjerë.(INA)