BDI sot ka reaguar në një postim në Facebook ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar, Bekim Qoku në lidhje me miratimin e ndryshimeve për ligjin e përdorimit të gjuhëve.
“Me Badenter ta votojmë këtë shpejt e shpejt”, një tjetër turp institucional thonë nga BDI.
“Kjo nuk është reformë, është eliminim i pavarësisë institucionale dhe përçmim i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Një hap i radhës për të bërë gjuhën tonë peng të pazareve politike, dhe për ta nxjerrë nga pozita kushtetuese që e garanton.
Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional. Nëse nuk mund ta mbroni, të paktën mos manipuloni. Lëreni ta bëjnë të qetë betejën shqiptarët e vërtetë”, thonë nga BDI.







