Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka filluar fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga Prespa, aty edhe ku është nënshkruar marrëveshja e Prespës.Naser Ziberi është kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoni.Ziberi më herët ka qenë zyrtar shtetëror me partinë politike PPD, në vitet e 90-ta. Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se me këtë propozim shqiptarët nuk janë vetëm qiraxhinj por edhe zot të shtëpisë në Maqedoni.
Ziberi ka thënë se kjo është historike për vendin pasi shqiptarët kanë kthyer besimin në institucione dhe kanë filluar të ëndërrojnë.
Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së. Tre herë është zgjedhur për deputet, në zgjedhjet 1990, 1994 dhe 1998. Në periudhën 1996-98 ka qenë ministër i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut./TV KOHA/