05/10/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Naser Ziberi kandidati i BDI-së për kryeministër

BDI-ja sot në konventë promovuese në Prespë e ka filluar fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, në të cilën e promovoi Naser Ziberin si kandidatin e tyre për kryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Ndërsa kandidati për kryeministër në fjalën e tij u shpreh u bindur se ka ardhur koha për barazi të plotë.

“Më befasoi thirrja e z. Ali Ahmeti me ftesë për takim në zyrën e tij. Më njoftoi që që ishte konsultuar me shumë njerëz të respektuar të shoqërisë civile dhe akademike dhe se emri im ishte ndër të propozuarit si kandidat mbipartiak. Sinqerisht, u befasova dhe natyrisht ,u ndjeva i vlerësuar. Për të qenë plotësisht i sinqertë, mendova vet me vete se kjo jo vetëm që do të ndryshonte jetën time por ishte gjithashtu një përgjegjësi mjaft e madhe. Një vendim jo i thjeshtë për t’u marrë, dhe jo shumë kohë për ta menduar. Por, çeliku kalitet në zjarr dhe individi vlerësohet për nga vendimet që i merr për të mirën shoqërore përballë rehatisë individuale, andaj dhe thashë: PO!, tha Ziberi”.

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në Llaskarcë, Komuna e Sarajit. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Në të kaluarën, ka qenë zyrtar i lartë i PPD-së, ndërsa në periudhën nga viti 1996 deri në vitin 1998 ishte ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë e Branko Crvenkovski. Para se të bëhej politikan, ai ishte gazetar dhe nuk ka qenë aktiv në politikë për më shumë se 10 vjet dhe punon si noter. mb/

Të fundit