19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“BDI kërkon veting për të gjithë”, Shaqiri komenton shpalljen e Ramiz Merkos “non grata” në SHBA

Ministri i Arsimit dhe Shkencës që vjen nga Dega e BDI-së në Strugë, Jeton Shaqiri sot komentoi shkurt vendimin e SHBA-së që ta shpall “non grata” Ramiz Merkon, përcjell TV21. Shaqiri tha se duhet të pritet reagimi i BDI-së si parti, ndërsa theksoi se si parti mbeten në qëndrimin që të ketë veting për të gjithë.

“Tash nuk është pjesë e sektorit të arsimit, si pyetje sa i takon sektorit të arsimit. Do të prisni qëndrimin e BDI-së. Ju e dini se një ndër parimet themelore si një ndër partitë e rralla që është qëndrim i BDI-së, që të kemi proces vetingu për të gjithë funksionarët nga nivelet më të ndryshme”, tha Shaqiri./tv21.tv

Të fundit