19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tërheqja e kandidatëve për rektor të UT-së, Shaqiri: Ta shqyrtojmë si fenomen shoqëror pranimin e presionit nga niveli më i lartë akademik

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se tërheqja e tre kandidatëve për rektor të Universitetit të Tetovës nuk ka të bëjë me mosveprim nga ana e Ministrisë dhe theksoi se Universiteti ka autonomi, përcjell TV21. Sa i përket arsyes nga ana e kandidatëve që u tërhoqën, Shaqiri tha se duhet ta shqyrtojmë si fenomen shoqëror pranimin e presionit nga niveli më i lartë akademik.

“Nga ana e Ministrisë, kur flasim për mos veprim, edhe njëherë dua ta potencoj. Sot paradite kemi realizuar takim me inspektoratin për arsim dhe shkencë. Në asnjë nen të ligjit, e drejta e ministrisë është që të formojë komision për t’i vërtetuar por ministria nuk mund të përfshihet në autonominë e procesit zgjedhor të një universiteti. Ndikim dhe presion tek stafi akademik, votimi nuk është i hapur. Votimi është i fshehtë. Nëse kemi arritur si shoqëri që të vlerësojmë presione edhe tek niveli më i lartë akademik, profesorët universitar që të pranojnë një presion në fushatë proces zgjedhjeje, unë do ta diskutoja si fenomen shoqëror”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit./tv21.tv

Të fundit