20/05/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI reagon pas publikimit të videos në rrjetet sociale se komuna e Tetovës po largon punëtorë nga NPK-ja

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj videos së publikuar në rrjetet sociale për të cilin kjo parti pretendon se është larguar nga puna një punëtorë i Ndërmarrjes Publike Komunale. Sipas BDI-së, personi në fjalë ka humb gishtat e dorës gjatë punës dhe i njëjti është përjashtuar. “Dje u publikua video e një punëtori të Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, i cili u përjashtua nga puna dhe jo vetëm, por u bullizua dhe u diskriminua nga udhëheqësit e NPK-së. Punëtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Kurtish Imeri, i cili humbi gishtat e dorës së tij në punë, u përjashtua nga puna vetëm sepse nuk mundej të punonte punë të rënda”, tha Liridon Disha, këshilltar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Më tej nga BDI-ja thonë se në vend se të ndihmohej nga udhëheqësit e NPK-së, të zgjedhurit e Bilall Kasamit për të udhëhequr me këtë institucion vendosën që ta bullizojnë dhe diskriminojnë duke e larguar nga puna një njeri punëtor, të sinqertë dhe nevojtar.

“PASI QË ZOTËRI IMERI PUBLIKOI VIDEON NË RRJETET SOCIALE, AI U THIRR NË ZYRAT E NPK-SË NGA DREJTORËT PËR TA HESHTUR MLLEFIN E TIJ NDAJ MONSTRAVE QË E SHKARKUAN NGA PUNA NJË NJERI ME AFTËSI TË KUFIZUARA. KY NUK ËSHTË RAST I IZOLUAR. RASTE TË TILLA NDODHIN ÇDO DITË, SI NË SEKTORË TË ARSIMIT NË KOMUNË TË TETOVËS, POR EDHE NË TË GJITHË SEKTORËT TJERË”, THA NË PRES KONFERENCËN PËR MEDIA LIRIDON DISHA.

Ai më tej ka ftuar edhe prokurorinë publike që të veprojë për këtë rast. Disha, ka apeluar që këta raste të denoncohen edhe nëpër institucione përkatëse dhe jo vetëm në rrjetet sociale. “Mobingu dhe shantazhimi që po kryhet nga njerëzit e afërt me Bilall Kasamin ndaj punëtorëve është i paparë. U bëjmë thirrje të gjithë atyre ndaj të cilëve po kryhet mobing, të mos frikësohen por këto raste, sikurse Kurtish Imeri t’i denoncojnë, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në institucionet kompetente, pasi që monstrat e tilla që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve të sinqertë, meritojnë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, deklaroi Disha.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë kanë reaguar duke thënë se nuk është e vërtetë se punëtori është larguar nga puna.TV KOHA

Të fundit