23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE: Maqedonia e Veriut të forcojë punësimin, shëndetin publik dhe mbrojtjen sociale

Nesër do të mbahet dialogu i rregullt ekonomik midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit me një fokus të veçantë në pasojat socio-ekonomike të krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, informon AIM nga Brukseli.

Në draft përfundimet të përgatitura nga Këshilli i BE-së për Maqedoninë e Veriut nxjerrin në pah faktin se dobësitë strukturore të ekonomisë së Maqedonisë theksohen nga kriza shëndetësore, e cila kërkon që vendi të vazhdojë “reformat strukturore efektive dhe të mirë-koordinuara për të zbutur pasojat nga pandemia dhe për të përshpejtuar shërimin pas krizës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dialogu ekonomik midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor është një praktikë e rregullt që shqyrton përparimin e rajonit në drejtim të reformave ekonomike dhe financiare dhe gatishmërinë e tij për të adresuar sfidat e anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

“Për Maqedoninë e Veriut, do të jetë me rëndësi të madhe të rriten përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, si dhe të forcohet sundimi i ligjit dhe transparencës, për t’u marrë me efektivitet me pasojat e krizës”, vlerësojnë nga BE.

Forcimi i shëndetit publik është një nga reformat më të rëndësishme strukturore që Maqedonia e Veriut do të duhet të përqendrohet në të ardhmen.

“Sfidat kryesore me të cilat përballet sektori i shëndetit publik janë ruajtja e punësimit dhe përmirësimi i mbrojtjes sociale, mjedisi i biznesit dhe mbështetja e sektorit privat”, thuhet në draft konkluzionet duke shtuar se mungesa e fondeve dhe aftësia e dobët për t’u marrë me krizën i jep një presion të madh sektorit shëndetësorë./Telegrafi/

Të fundit