05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Propozuam tre termine, kur të vlerësojmë që shëndeti i qytetarëve nuk do të jetë në rrezik

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u kërkoi falje qytetarëve pas takimit të liderëve sepse në vend që të flisnin për shëndetin e njerëzve, ata po flasin për zgjedhje.

Ai thotë se ata kanë pasur shumë dilema të reja ligjore mbi zgjedhjet.

Gjithashtu theksoi se ishte i zhgënjyer nga raporti i Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Ne kemi propozuar tre termine, kur vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve do të rrezikohet më pak dhe këto janë termine që nuk janë fikse”, tha Mickoski.

Ai shtoi se fundi i gushtit ose shtatorit është periudha e propozuar për zgjedhje.

“Kishte një ultimatum nga Zoran Zaev, dhe ne nuk punojmë nën ultimatume”, tha Mickoski./Telegrafi/

Të fundit