27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi për çmimin e bukës: Vendimet do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në mëngjes, lidhur me masën e paralajmëruar për ngrirjen e çmimit të bukës, e cila, sipas paralajmërimeve, duhet të miratohet sot, tha se “vendimet me siguri do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve”.

Bekteshi i cili po merr pjesë në prezantimin e studimit “Efektet e krizës ushqimore dhe energjetike te fëmijët dhe familjet në Maqedoninë e Veriut”, paralajmëroi konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Do të kemi një konferencë shtesë për shtyp me kryeministrin Kovaçevski. E di që tema janë vendimet e fundit. Vendimet me siguri do të jenë në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve”, theksoi Bekteshi.

Dje mullixhinjtë kërcënuan se nëse Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit të bukës, siç paralajmëroi ministri Bekteshi të shtunën, do ta ndalojnë prodhimin.

Të fundit