24/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reagon Anti-Bixhozi: Rezistencë kundër lojërave të fatit ka pasur dhe do ketë gjithmonë

Nisma Anti-Bixhoz, ka reaguar ndaj shoqatës “Dua të punoj” – nismë nga të punësuarit në bastoret sportive.
Nga atje kanë deklaruar se kur i shkolluari hesht për shkak të edukimit, injorantët mendojnë se ua mbyllëm gojën.

“Vërtet kemi respekt për emrin tuaj “dua të punoj”, është një emër i lezetshëm por vërtetë nisni punoni mos fantazoni, ju rekomandojmë që të mos përdorni dylbi vetëm për të parë larg por do të ishte mirë të përdorni pasqyrën. Mos mendoni se paraja është boshti i jetës, mos u shërbeni me gënjeshtra, trillime,akuza dhe shpifje. Ju bëjmë thirrje t’i hapni sytë dhe ta keni parasysh ai që robëron mëkatin, mëkati e pushton atë”, thuhet në kumtesën e tyre.

Nga atje kanë shtuar se rezistencë kundër lojërave të fatit ka pasur gjithmonë dhe do ketë, mirëpo ju nuk jeni në gjendje t’i shihni pasi ju mungojnë sytë e shpirtit dhe të zemrës. “Derisa sytë ju funksionojnë vetëm nëpërmjet interesit individual dhe fitimeve grupore dhe syve të portofolit. Ju rekomandojmë që krahas buletinit sportiv të lexoni historinë e ujkut dhe deles. Ju vërtet keni pak informacion për Lëvizjen!!! Ndryshe nga ju, Ne u tregojmë qytetarëve se JETA NUK ËSHTË KUMAR, Maqedonia është një vend i vogël, lehtë zbulohet se kush sa peshon, shumë është me rëndësi pasi ne jemi pozicionuar në anën e të mirës, në anën e mbrojtjes së qytetarit”, nënvizojnë nga Anti-Bixhozi.
Në fund nga atje kanë bërë një pyetje dhe se deri në marrjen e një përgjigje nuk do të reagojnë për çështjet tjera. Ata presin një përgjigje të sinqertë ndaj pyetjes: “Pse aq shumë ju frikëson dislokimi”?

Të fundit