Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij për t’u paraqitur në SPAK.
Ai ka folur shkrutimisht për mediat, në këtë dalje të tij të parë që nga 30 dhjetori i vitit që lamë pas.
“Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha, teksa dilte nga banesa.
Sali Berisha dhe dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Berisha është nën hetim për veprën penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. /vizionplus.tv