23/10/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besa Arifi propozohet në organin kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës

Profesoresha e njohur Ana Pavlovska-Daneva konfirmoi për “Pressing TV” se ka dhënë dorëheqje nga posti i shefes së delegacionit të Maqedonisë në GRECO.

Ky është një organ kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës në Strasburg, përcjell INA.

Në vend të saj, Qeveria ka propozuar Besa Arifin, anëtare e komisionit për ndryshime kushtetuese, e cila është motra e ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi.

Ana Pavlovska-Daneva tha se Qeveria tregon inerci dhe mungesë interesi për të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e rekomandimeve të shumta.

“Po, e kam dorëzuar dorëheqjen në mars të këtij viti dhe deri më tani nuk kam asnjë informacion zyrtar për miratimin e saj. Besoj se duhet t’u jepet mundësia edhe ekspertëve të tjerë të kontribuojnë në realizimin e rekomandimeve të GRECO-s, të cilët mund të kenë sukses më të madh në bashkërendimin e aktiviteteve të institucioneve gjatë zbatimit të tyre. Kam parasysh mbi të gjitha Prokurorinë Publike, Kuvendin (përbërja aktuale) dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, të cilët fatkeqësisht shfaqin inerci dhe mungesë interesi për të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e rekomandimeve të shumta”, theksoi Panovska-Daneva. (INA)

Të fundit