20/06/2024
22.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Betohem në Zot që jam i pafajshëm!”/ Irani ekzekuton tri protestues. Maji i përgjakshëm

“Betohem në Zot që jam i pafajshëm!”

Këtë frazë e përsëritën tre herë para se të ekzekutoheshin

Majid Kazemi 30 vjec, Saleh Mirhashemi, 36, dhe Saeed Yaqoubi, 37 vjeç u varën nga autoritetet e Iranit ditën e premte, pas 6 muajsh tortura në burg.

Ata u dënuan për përfshirjen në një sulm me të shtëna gjatë protestave që përfshine mbarë vendin vitin e kaluar.

Arrestimi i tyre u bë në qytetin lindor të tIsfahanit dhe u akuzaun për vrasjen e tre persnave të personelit të sigurisë.

Përfaqësues të Amnesty International, organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut, me selinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar, tha se posedonin dëshmi nga Majid Kazemi.

Në to ai dëgjohet të ketë thënë: “Betohem në Zot që jam i pafajshëm. Nuk kisha armë me vete. Forcat e sigurisë më rrihnin dhe më urdhëronin që të them se kjo armë është e imja. Por unë u thashë çfarë të donin, vetëm që të më lënë familjen të qetë”.

Amnesty Internationa shton se burrat, u torturuan dhe atyre u shfaqën video duke u torturuar familjarët, teksa i mbanin lidhur me kokë poshtë.

4 të tjerë u varën në dhjetor, mes dhjetra të tjerëve që u arrestuan nga policia e moralit në Teheran, pas vdekjes së 22 vjecares Mahsa Amini.

Vdekja e të resë ndërsa mbahej nga forcat e sigurisë për shkak të mosmbajtjes së mbulesës, u pasua nga protesta të ashpra.

OKB-ja dhe dhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje më herët Teheranit për të mos vepruar me ekzekutim, por kjo thirrje nuk u zbatua.

“Marshi i Flamurit” e kthen Jeruzalemin në arenë përleshjesh
“Amnesty International” tha në një raport vjetor më 16 maj se Irani ka ekzekutuar 576 persona në vitin 2022, ndërsa kishte ekzekutuar 314 një vit më parë.OraNews

Të fundit