01/03/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

BFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona jo të punësuar

Bashkësi Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për ngjarjet e sotme në Myftininë e Tetovës, të cilët akuzojnë Qani Nesimin për uzurpim të objekteve të Myftisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga BFI thonë se Nesimi është shkarkuar nga pozita Myftinisë për shkak se të moskoordinimin të aktiviteteve me BFI-në dhe se mbajtja e mbledhjeve të myftinisë nga myftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefshme , por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saja janë jo legjitime.

Nga BFI kërkojnë nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative.

Nga Myftinia e Tetovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook njoftojnë se sot zyrat e Myftynisë nuk do të punojnë se do bëhet pastrim gjeneral i objektit të saj!.

Të fundit