11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: Pesëqind transplante veshkash, dhurimi i organeve shpëton jetë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Klinikën Universitare për Urologji, me rastin e transplantit të 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se në muajin dhjetor u krye me sukses transplanti jubilar i veshkës tek një paciente 25-vjeçare e cila ishte në gjendje të rëndë.

Ministri Mexhiti ka falënderuar drejtorët dhe gjithë ekipin profesional për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë gjithë këtyre viteve të fundit.

“Dhurimi i organeve përfaqëson një nga arritjet më të mëdha në mjekësi. Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po rritet. Ne vazhdojmë të udhëheqim kujdesin e vërtetë për pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor”, deklaroi Mexhiti

Të fundit