Transparencë dhe llogaridhënie përpara çdo banori. Ky ishte synimi jonë dhe premtimi ynë elektoral. Duke u nisur nga kjo, pikërisht sonte, në fshatin Shipkovicë me banorët bashkëbiseduam dhe i dëgjuam nga afër sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen ata. Rikonstruimi i rrugës, modernizimi i ndriçimit publik ishin zotimet e mia që do të gjejnë zgjidhje në këtë mandat 4️⃣ vjeçarë. Po ashtu u diskutuan edhe tema të tjera për të kthyer kështu vëmendjen e munguar institucionale edhe në fshatrat e Malësisë së Sharrit.
Po punojmë për çdo ditë, për qytetarin, për qytetin, sepse Tetova dhe fshatrat e qytetit tonë e meritojnë të jenë më të zhvilluar dhe me infrastrukturë më bashkëkohore ka shkruar në rrjetin e tij social FB kryetari i komunës së Tetovës z.Bilall Kasami .Tv Koha