17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bilall Kasami takon kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë vizitës në qytetin e Durrësit realizoi takim me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, znj. Emirjana Sako, ku diskutuan për sfidat me të cilat përballet pushteti lokal në të dy vendet tona. Vizita në Bashkinë e Durrësit u organizua me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qyteteve.

Në këtë takim diskutimi u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, sportit dhe kulturës. Një nga qëllimet kryesore ishte të shpalleshin projekte të përbashkëta që do të kontribonin në rritjen dhe zhvillimin e këtyre sektorëve në të dy qytetet.

Pas bisedave të frytshme dhe dialogut të hapur, kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit u dakorduan që takimet e tyre të intensifikohen, në mënyrë që të përgatiten dhe të konkretizohen projektet të përbashkëta. Këto projekte do të krijojnë mundësi për rritjen e turizmit, promovimin e sportit dhe zhvillimin e kulturës në të dy qytetet, duke kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjen e nivelit të jashtëm të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kryetari Bilall Kasami dhe kryetarja Emirjana Sako shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku dhe për të siguruar që projekte të suksesshme të realizohen në të ardhmen e afërt.

Të fundit